Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund Dukesha Kate Middleton vaksinohet kundër Covid-19

Dukesha e Cambridge ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ajo është shprehur shumë mirënjohëse, që më në fund i erdhi radha të vaksinohet.

Një foto e Kate teksa vaksinohej të premten u postua në llogarinë e Twitter të Pallatit Kensington sot pasdite.

Në një mesazh shoqërues, Dukesha shkroi: “Dje kam marrë dozën time të parë të vaksinës antiCOVID-19 në Muzeun e Shkencës në Londër.

“U jam jashtëzakonisht mirënjohëse të gjithë atyre që po luajnë një pjesë në vaksinim. Faleminderit për gjithçka që po bëni!”

Princi Ëilliam kishte folur më parë në favor të vaksinës dhe përshëndeti suksesin “monumental” të programit COVID-19.

Mbretëresha dhe princi i Uellsit janë ndër anëtarët e tjerë të familjes mbretërore që do të vaksinohen, ndërsa përhapja e vaksinimeve po arrin miliona njerëz në të gjithë vendin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com