Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund Antonela sqaron situatën me Atdheun

Atdheu-Antonela, kanë qenë një nga dyshet më të komentuara këto kohë. Nga një pëlqim që shprehu Antonela për Atdheun kaloi në diçka më tëpër, por jo në studio, jashtë saj. Atdheu shprehu në program se ai është puthur me Antonelën ditën kur ka inaguruar lokalin e tij. Ai tregoi se e përcolli Antonelën për në të shtëpi dhe aty ka ndodhur puthja. Mirëpo kjo e vërtetë shkaktoi shumë polimika dhe debate në studio. Aq shumë sa gjakrat midis Antonelës dhe Atdheut u ndezën.

Atdheu ka qenë i ftuar dje në “Për’puthen” dhe ka sqaruar çdo gjë me të.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Ditën e sotme, nëpërmjet postimeve në InstaStory, Antonela ka sqaruar edhe njëherë situatën duke u shprehur se ishte Elvisi ai që e kishte quajtur Atdheun ‘abuzues seksual’, duke shtuar se ajo s’e kishte thënë kurrë diçka të tillë.

“Parimet e mia, opinionet e mia dhe vlerat e mia morale nuk do të ndryshojnë në asnjë moment as nga situata e as nga rrethanat dhe që integritetin tim dhe të fjalëve të mia nuk i hedhin dot hije të zeza disa njerëz që duan vëmendje, sepse nuk do më gjejnë në asnjë moment jo-koherente me veten dhe të tjerët.”- ka shkruar Antonela ndër të tjera.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com