Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund Anna Kauri vendos t’i përgjigjet akuzave të Erit

Eri, ish-konkurrent i “Për’puthen”, u përjashtua nga emisioni për shkak të një situate me, një ish-konkurrent tjetër, Dorin. Situata agravoi në përplasje fizike dhe fjalorë të pisët.

Pas përjashtimit, Erit nuk i ka dalë inati dhe ka hedhur akuza për të gjitha vajzat në program duke thënë se janë të lidhura përveç Sarës.

Eri u shpreh me bindje se Ledjana ka një të dashur jashtë shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar. Gjithashtu ai tregoi se edhe Ana Kauri është e lidhur me një djalë prej 3 vitesh dhe madje e konsideroi atë si vajzën më fallco.

Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur së fundmi gjatë një bisede virtuale nëse janë të vërteta akuzat e ngritura nga Eri për një lidhje jashtë programit. Ana e ka mohuar këtë gjë dhe është shprehur se Eri e ka bërë të gjithë për vëmendje.

“Njerëzit për të marr vëmendje çfarë nuk thonë për të tjerët… Janë të lirë të bëjnë lajme për aq kohë sa fitojnë ndjekës”, është përgjigjur Ana.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com