Sorry, no posts matched your criteria.

“Më ka munduar shumë derisa e kam takuar”, Ledri rrëfen historinë e dashurisë mes tij dhe Sarës

Ledri Vula, ishte i ftuar në këtë episod të “A Live Night”. Në një rrëfim shumë të sinqertë, Ledri u shpreh jo vetëm për anën profesionale, por edhe për atë personale.

Përballë Ledion Liços, reperi tregoi historinë e njohjes së tij me partneren, Sara Hoxha, e cila kishte ndodhur shumë rastësisht.

“Më Sarën jam njohur shumë rastësisht. Në një koncert në Gjermani, ku shoqet e Sarës donin të vinin të më shihnin live. Sara nuk më njihte. Më dinte këngët, por nuk e dinte kush isha. Ka ardhur me shoqet. Kur erdhi të bëjë foto, më ka pëlqyer Sara. Më pas nisëm të flasim në Instagram, derisa e kam takuar. Për herë të parë e takova në Shqipëri, më ka munduar derisa e kam takuar. Publike u bë sepse na kanë parë njerëzit bashkë, dhe ka shkuar virale. Herë të tjera më pengonte nëse e dinin, me Sarën nuk më bezdiste.”

Më tej, Ledri zgjodhën mënyrën më të bukur për të treguar që ata plotësojnë njëri-tjetrin.

“Sara është pak më ekstroverte, nuk është e mbyllur si unë. Ia thotë njerëzve gjërat në sy, unë gjej një mënyrë si mos ta lëndoj dikë. Sara është më e drejtpërdrejt. Çfarë nuk kam unë, e ka Sara, çfarë nuk ka ajo, e kam unë. Jemi një ‘team’ bashkë. Më pëlqen edhe kur udhëtoj me Sarën. Është shumë e organizuar.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com