Sorry, no posts matched your criteria.

Mbretëresha Elizabeth flet për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Princit Philip

Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth,  u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror:

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Ëindsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”

Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.

 Pallati Mbretëror ka publikuar një mesazh shumë prekës për bashkëshortin e  ndjerë të mbretëreshës, me të cilin ajo kaloi 73 vite të jetës së saj. Familja mbretërore ka ndarë në Instagram një foto, në të cilën mbretëresha shihet e ulur përkrah Princit Philip. Fotografia u shoqërua me një shprehje që Mbretëresha Elizabeth ka thënë për të ndjerin gjatë përvjetorit të tyre të martesës në vitin 1997.

“Ai ka qenë thjesht fuqia ime dhe qëndrimi im gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja e tij dhe shumë vende të tjera i detyrohemi atij një borxh shumë më të madh nga çfarë ai mund të pretendonte ndonjëherë”, ka thënë mbretëresha asokohe dhe ky mesazh është shkëputur sot për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Princit Philip.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com