Sorry, no posts matched your criteria.

Maluma zbulon të dashurën

Maluma është një mashkull i dashuruar edhe pse nuk e tregon vazhdimisht në rrjetet e tij sociale. Ose më sakt nuk *e tregonte*.

Sepse javën e fundit, para dhe pas publikimit të këngës së tij të fundit ‘Junio’, ai ka publikuar shumë video intime me partneren e tij. Kjo këngë është një dedikim i ngrohtë dashurie ku këngëtari flet me fjalë romantike: “Hëna u fsheh, mezi të pashë/Sepse ti shkëlqen më shumë se ajo” thotë ai në këngën e tij me titull” Qershor”, sepse e konsideron të dashurën si një vapë qershori.

Kënga u kthye në trend me njerëzit që tregojnë fiksimet e tyre në TikTok dhe Malumën që ka treguar pa rreshtur dashurinë për partneren e tij.

Pak ditë më parë, shumë mbetën të befasuar kur Papi Juancho shpërndau një video duke puthur partneren në profilin e tij në Instagram, ku numëron më shumë se 60 milionë ndjekës.

“Duket se po gjej të duhurën…”, shkroi ai krah videos, ku shfaqej në një fushë dhe vraponte për të puthur Susanën, fytyrën e të cilës e mbulon me dorë.

Më pas të njëjtën gjë ai përsëriti edhe në “Billboard Latin Music Awards”. Teksa po performonte në skenë Maluma zbret drejt audiencës ku ndodhej Susan duke shijuar performancën e tij dhe i dhuron një puthje të zjarrtë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com