Sorry, no posts matched your criteria.

Luizi i kërkon Kiarës të heqin dorë nga “Big Brother VIP”

Teksa kanë biseduar gjatë në orët e para të mëngjesti, Luizi i ka kërkuar Kiarës që të dalin bashkë nga “Big Brother VIP” por moderatorja nuk ka pranuar.

Sipas këngëtarit ata nuk janë të lumtur brenda në shtëpi, ndërsa Kiara i ka kërkuar Luizit të respektojë hapësirën e saj pasi ky i fundit po e nxjerr veten shumë keq.Pjesë nga biseda:

Luizi: Ça do që të bëjmë? A do të dalim jashtë? A ikim moj Kiarë? E kam seriozisht hajde ikim. Për Zotin jam tu ta thënë troç ikim bashkë.

Kiara: Jo fare, dua të rri. Pse të iki? Se të teket ty hajde ikim edhe të iki unë

Luizi: Po s’jemi të lumtur këtu, do jemi jashtë

Kiara: Jo këtu shoh gjëra që s’më pëlqejnë, nuk kam pse të dal. Jashtë i shohim kur të vijë koha.

Luizi: Hajde pra dalim

Kiara: Jo Luiz jo vazhdo rrugëtimin tënd

Luizi: Rrugëtim të kam ty unë

Kiara: Jo s’më ke. Tani duhet të më respektosh hapësirën që po të kërkoj se po nxjerr keq veten tënde.

Luizi: Po ç’ke ti si e nxjerr veten unë

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com