Luizi heq dorë nga Kiara? Këngëtari bën deklaratën e fortë për moderatoren: Nëse nuk dal të shtunën…
Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede me gazetaren Nita Latifi e cila ka hyrë së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Këngëtari është shprehur se nëse nuk del nga shtëpia më e vëzhguar ditën e shtunë, do të “heqë dorë” nga Kiara, siç ajo i ka kërkuar.
I pyetur nga Nita nëse është i sigurt që dhe Kiara ka një pëlqim ndaj tij, ai thotë:
“Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj. Unë do e lë dhe do ktherhem nga këta, por do kthehem me tan ça kam, me zemër me trup me gjithçka”.