Sorry, no posts matched your criteria.

Lufta me Ukrainën, Rusia përdor delfinët për mbrojtjen nënujore

Përdorimi i kafshëve për qëllime ushtarake ka një histori të gjatë dhe është shumë më i zakonshëm seç mund të mendohet.

Rusia ka vendosur delfinë ushtarakë të trajnuar në bazën e saj detare në Detin e Zi për të mbrojtur flotën nga një sulm nënujor.

Delfinët mund të komunikojnë me njëri tjetrin me anë të tingujve apo disa fishkëllimave me frekuenca të larta. Në të njëjtën kohë ato mund të ndjejnë prezencën e objekteve dhe të përcaktojnë distancën prej tyre me anë të një aftësie të njohur si eko-lokacion.

Rusia thuhet të ketë nisur trajnimin e delfinëve për qëllime ushtarake që në vitet 60-të. Gjatë Luftës së Ftohtë, si SHBA ashtu edhe Bashkimi Sovjetik nisën përdorimin e delfinëve për qëllime ushtarakë. Përmes tyre mund të zbulohen objekte nënujore si minat.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com