Sorry, no posts matched your criteria.

Lika Group, lideri zvicerian që çon lart vlerat e shqiptarëve nëpër botë

Kjo është historia e një shqiptari që ka shndërruar Zvicrën në shtëpinë e tij dhe vlerat e vendit tonë ia ka diktuar edhe shtetit ku jeton e operon. Flasim për Esat Lika, që prej vitit 2012, ka çuar në Zvicër eksperiencën dhe punën sistematike të vendit tonë. kompania Lika prej më shumë sesa 10 vitesh tashmë është një lider në fushën e ndërtimit, duke u diferencuar nga të tjerët pikërisht për korrektësinë, apo për atë që ne shqiptarët e quajmë fjala e dhënë.

Qasja e tyre inovatore dhe cilësia e punimeve, ia kanë dal ta shndërrojnë Lika në një markë kredibiliteti edhe në një shtet si Zvicra. Duke pasur si qëllim standartet zviceriane dhe vlerat e shqiptarit, Esat Lika ka çuar një tjetër shembull shqiptar suksesi në Zvicër. Detajet, dinjiteti, vullneti dhe korrektësia janë vetëm disa nga cilësitë që Likaj gëzon si një biznes, por edhe si një filozofi pune që ka.

Për fat na qëlloi që Esat Lika ta takonim personalisht. Mbetëm të impresionuar nga virtytet që një drejtues i tillë kishte. Një vizionar, por mbi të gjitha një djalë frymëzues, që shëmbëllen mundin dhe punën e ndërtuar vit pas viti. Ajo që e diferencon Esatin është edhe thjeshtësia dhe prakticiteti që ka si lider, por edhe si njeri. Nuk do ta ekzagjeronim aspak, nëse do të konsideronim si shqiptari më i suksesshëm i vitit, për gjithçka që ka arritur deri më tani. Vizioni i tij shtrihet edhe më tej, duke e çuar emrin e tij në të tjera horizonte, por gjithmonë me këmbë në tokë, duke hedhur themele të forta për një të ardhme edhe më të ndritur.

Nuk do të jetë e largët dita kur kompaninë ta shohim në piedestalin fushës së ndërtimeve edhe më gjerë sesa Zvicra, duke u shndërruar kështu në ambasadorin më të mirë të shqiptarëve që përditë e më shumë po shpalosin cilësitë e tyre edhe në Europë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com