Sorry, no posts matched your criteria.

Lidhja me shërbëtoren i shkatërroi martesën 25-vjeçare, Arlond Schwarzenegger: Do e dua gjithmonë, ishte gabimi im

Lidhja jashtëmartesore me shërbërtoren e tij, Mildred Baena ka çuar në fundin e martesës së Arnold Schwarzenegger me Maria Shriver.

Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për ‘People’ ai shprehet se: ‘Nuk është se kemi pasur një grindje mes meje dhe Marias, por është gabimi im ajo që ka ndodhur’.

Ish-guvernatori i Kalifornisë së bashku me Shriver kanë ruajtur një marrëdhenie të mirë pas ndarjes.

“Kapitulli im me Marian do të vazhdojë përgjithmonë”, tha ai duke shtuar se: “Edhe pse është një marrëdhënie ndryshe, nuk ka asnjë arsye që unë të ndjej diçka tjetër përveç dashurisë për të.”

“Ne gjithmonë e kemi bërë shumë të qartë se fëmijët nuk duhet të vuajnë për shkak të çështjes sime. Dhe ajo ka gjërat e saj, marrëdhënien e saj, unë kam timen me Heather Milligan, por ne gjithmonë komunikojmë për fëmijët, për festat, për ditëlindjet, festat e Ditës së Nënës dhe Krishtlindjet.”

Rikujtojmë se sh-çifti janë prindër të vajzave Katherine, 33 dhe Christina, 32, si dhe djalit Patrick, 30 vjeç.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com