Sorry, no posts matched your criteria.

Liam Payne flet për marrëdhënien me ish-partneren

Liam Payne dhe Cheryl Cole ishin një nga çiftet më të pëlqyer të showbizz-it dhe ndarja e tyre i tronditi të gjithë.

 Dyshja janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur, Bear, ata nuk arritën ta shpëtonin marrëdhënien e tyre. Pas ndarjes raporti mes Liam dhe Cheryl dukej i tensionuar, po tashmë çdo gjë është sheshuar. Madje Liam i ka habitur të gjithë teksa ka treguar se është më i afërt se kurrë me ish-partneren e tij.

Në një intervistë për “Glamour”, ai është shprehur se bashkë-prindërimi me Cheryl po shkon më së miri dhe se ata kalojnë shumë orë duke folur me njëri-tjetrin në celular.

Cheryl është realisht personi më i mirë për bashkë-prindërim. Nuk ka stres. Ndjehemi shumë mirë dhe ne kalojmë shumë kohë duke komunikuar në FaceTime. Dhe ka qenë shumë e adhurueshme dhe unë jam më i afërt me ta se kurrë më parë. Koha e kaluar në FaceTime shkon shumë mirë gjithmonë. Ose dje i bleva disa lodra dhe ja tregova dhe në ato momente doja shumë që të fluturoja drejt tij dhe t’ja jepja lodrat”, ka thënë Liam.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com