Sorry, no posts matched your criteria.

Ledjana bën deklaratën e papritur për Mevlanin që na habiti të gjithëve

Ledjana dhe Mevlani janë një nga dyshet më të komentuara të showbizz-it për momentin. Ata shpesh kanë qenë të komentuar për shkak të trekëndëshit që ishte krijuar midi Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës.

Kjo e fundit u tërhoq duke ia lënë “rradhën” Ledjanës dhe pikërisht atëherë kur menduam se nuk kishte asnjë pengesë midis Ledjanës dhe Mevlanit, Ledjana bën deklaratën e papritur.

“Realisht jam shumë konfuze në raport me Mevlanin. Unë i shikoj gjithë komentet dhe reagimet e këtyre, por edhe unë jam në pozitë të vështirë dhe konfuze. Nuk mund të vendosë kur nuk jam 100% e sigurt. Nuk mund të vendos jam person që nuk dua t’i shpreh ndjenjat pa qenë e sigurt, sepse e kam bërë një herë dhe nuk dua ta bëj sërish”, është shprehur Ledjana.

Gjatë emisionit është transmetuar edhe një pjesë nga prapaskenat e emisionit, pasi Mevlani doli jashtë nga debati me Sindin. Ledjana i ka shkuar pas atë ditë dhe të dy kanë biseduar me njëri-tjetrin. Teksa Ledjana i ka kërkuar të rikthehet sërish në emision, Mevlani është shprehur se ka dyshime pasi vajzat tek të cilat kishte shpresa dalin me djem të tjerë.

“Se di, tjetra filloi me dal me tjetrin, ti do me dal me tjetër. Unë tek ju i kisha shpresat, ju s’po ma varni. Po çfarë të bëj? Të shoh ty duke dalë me tjerë? Kam ardhur për të gjetur grua këtu”, është shprehur Mevlani.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com