Sorry, no posts matched your criteria.

Kush është kampioni shqiptar që i bën ‘diss’ rusëve me zhytje në akull, njihuni me Nikollë Rrasin

Ndonëse temperaturat kanë shënuar nën zero dhe bora e ngrica kanë mbuluar vendin, për kampionin Nikollë Rrasi nuk është problem. Dhe e kemi fjalën këtu që nuk është problem jo vetëm ta suportojë këtë temperaturë, por t’i bëjë edhe ‘diss’. Boksieri 27-vjeçar është filmuar teksa zhytet me kokë në ujin e ngrirë.

Teksa shumica e njerëzve drithërohen vetëm teksa e shohin këtë video, boksieri duket se e ka shijuar notin. Nikolla është shprehur se jo vetëm që nuk ka patur asnjë problem shëndetësor nga kjo zhytje, por duket se e ka ndihmuar. E çfarë kanë më shumë sesa kampioni ynë rusët? Vetë Nikolla shprehet se ky ëstë një mesazh edhe për rusët. “E kam bërë për t’i tregu që edhe na mundemi me kry kësi aktivitete, madje ne i kemi 4 stinë në vit e ai vetëm një gjithmonë,” tha ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com