Sorry, no posts matched your criteria.

“Kur e ha këtë shuplakë fillon reflekton”, Rovena Dilo rrëfen momentin më të vështirë që ka përjetuar

Rovena Dilo së fundmi ka dhënë një intervistë për programin “Natën me Aulonën”.

Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer një ndër momentet e saj më të vështira në jetë. Këngëtarja tregoi se humbja e babait ka qenë një moment i vështirë dhe e ka bërë atë të reflektojë.

“Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte ndërruar jetë. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E  kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba as pa nënë”, tregoi Rovena Dilo e cila u prek teksa rrëfente.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com