Sorry, no posts matched your criteria.

Ku do ta shohim së shpejti ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fationin?

Fation Kuqari ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të “Për’puthen”. Madje dhe pas daljes nga emisioni ai ka qenë vazhdimisht pjesë e ekranit dhe është përfolur shpesh në lajmet rozë. Tashmë ai është një nga personazhet e  preferuar të publikut shqiptar dhe për këtë arsye i është besuar një format në televizion.

Shumë shpejt Fation Kuqari do të jetë pjesë aktive e ekranit. Moderatori i “Ora News”, Ronaldo Sharka, ka zbuluar se Fation Kuqari është bërë pjesë e ekranit të “RTV Ora”. Nga 11 qershori ai do të shfaqet në ekran, ku do të drejtojë një emision për 120 minuta.

“Fation Kuqari i bashkohet Rtv Ora nga 11 qershori, çdo mbrëmje në ekran për 120 minuta! Suksese”, shkruan Sharka në një postim, por nuk ka zbuluar detaje se për çfarë formati bëhet fjalë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com