Sorry, no posts matched your criteria.

Krisja e marrëdhënies me Luizin/ ‘Pasojat’ për Kiara Titon, humb mijëra ndjekës në Instagram


Krisja e marrëdhënies mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, ka sjellë edhe reagimet e ashpra të fansave të artistit shkodran.

Që nga nata e djeshme, moderatorja ka humbur më shumë se 10 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment. Që nga spektakli i djeshëm, mes çiftit vijon të jetë marrëdhënia e tensionuar. Duket se Luizi e ka bërë një zgjedhje mes lojës së Big Brother dhe Kiarës.Luizi bëri të ditur mes banorëve se nga sot e tutje, do të heqë dorë nga Kiara për t’u fokusuar në lojën e tij.

Gjithçka nisi pas lojës ku vajzat duhet të mos komunikonin me djemtë. Luizi e bllokoi Kiarën tek lavamani, dhe mbrëmjen e djeshme kjo u konsiderua një dhunë verbale e bërë ndaj saj. Të shumtë ishin kritikat drejt këngëtarit, duke e cilësuar edhe si dhunues. Ndërkohë, fansat jashtë vijojnë ta mbështesin, duke treguar pakënaqësi ndaj partneres së tij. Dhe reflektimi duket edhe në Instagramin e moderatores, duke hequr dorë nga ndjekja e saj në rrjete sociale.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com