Kriset miqësia e Sarës dhe Donaldit
Nëse kthehemi pas në 2021 gjatë “Big Brother VIP 1”, miqësia mes Donald Veshajt dhe Sarah Berishës, ka qenë shumë e fortë. Dy ish-banorët u lidhën shumë bashkë dhe kalonin goxha kohë duke luajtur dhe biseduar.
Madje, asokohe Donaldi i pati dalë jo rrallëherë në mbrojtje blogeres, duke kundërshtuar edhe ish-të dashurën e tij Beatrix Ramosaj e cila nuk kishte shumë raporte të mira me Sarah-n. U duk se dyshja do kishin të njëjtin raport edhe jashtë shtëpisë së famshme. Megjithatë prej kohësh dyshja nuk janë shfaqur bashkë dhe ndjekësit kanë krijuar aludime mbi raportet e tyre.
Një detaji që mund t’ju ketë shpëtuar rreth shoqërisë së tyre fshihet në intervistën e fundit të Sarah-s në ‘Goca dhe Gra’, ku e pyetur rreth banorëve me të cilët ka ende raporte të mira ajo përmendi: “Kledin, Beniadënm Antonelën Monikën Dagzin. Kam takuar pak edhe Fifin.” Donaldin nuk e përmendi fare.
Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se raportet mes tyre janë ftohur. Ose ndoshta edhe mund ta ketë harruar.
I pyetur për aktorin, partneri i saj Dj Pm pak javë më parë tha se ata kanë ende një raport të ngushtë. Madje PM ka zbuluar se do jetë i ftuar në sezonin tjetër të ‘Më lër të flas’. “Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta. Por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij.”-tregoi PM