Kris Jenner flet për herë të parë për divorcin Kim-it
Kim Kardashian dhe Kanye West janë divorcuar më 19 Shkurt, me kërkesë nga Kimi.
Në rrjet u shpërndanë foto nga dokumentat e divorcit dhe arsyeja ishte për “diferenca të papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.
Deri tani çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me divorcin, por ajo që foli ishte mamaja e saj.
“Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.”
A do ta shohim divorcin në finalen e “KUWTK”?
“Kim donta ta përballonte sipas mënyrës së saj, me familjen e saj, në kohën e duhur. Prandaj mendoj se i gjithë ky proces i përket asaj dhe kur të ndjejë diçka për të thënë, do ta thotë.”- tha mamaja e Kim.