Sorry, no posts matched your criteria.

“Komplet arrogante, ça është ajo do të shkatërroj”/ Përballje e ashpër mes Olta Gixharit dhe opinionistëve

“Gërnjar, kunjaxhi, nuk të do njeri, do dalësh shumë shpejt, je shumë i trashë”, ishin disa nga fjalët e rënda që Olta Gixhari i ka thënë Gent Hazizit pas sfidës së cigareve, ku ai nuk mori pjesë.

Video me këtë përballje e cila u transmetua gjatë spektaklit të martën, solli dhe rindezjen e debatit me tyre.

Pjesë nga debati:

Genti: Të gjitha ato që thashë janë të vërteta, këtu ne s’dimë ende të repektojmë njëri-tjetrin, nuk kam koment. Strategjitë që ndiqen nuk më pëlqejnë.

Olta: Çfarë, ma thuaj!

Genti:Unë pashë të njëjtën skemë, me person tjetër. Pra si me Zhaklinën!

Olta: Çdo gjë filloi për cigaret, kur cigaret e mia i shpërndava me ata që vrapuan, por Genti nuk vrapoi. Ky u ndikua nga të tjerët dhe filloi sulmin. Unë nuk të kam ofenduar fare.

Genti: Ti i komenton situatat me të tjerët.

Arbër Hajdari: Ju lutem vetëm koleg mos i thoni njëri-tjetrit se nuk keni respekt fare për njëri tjetrin. Olta tha se kam ofenduar, por ato që dëgjuam thonë të kundërtën, Kjo për mua është loja e saj që t’i nxjerrë banorët jashtë.

Sakaq, opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklinë Lekatari kanë dënuar gjithashtu edhe gjuhën e ashpër të Oltës ndaj Zhaklina Gjollës, e cila e la shtëpinë me vullnetin e saj.

Arbri: Mua nuk më ka pëlqyer fare sjellja e Oltës, komplet arrogante. Ç’është ajo do të shkatërroj që thoje!

Olta: Unë kam imituar Luizin, se di si e keni marrë ju.

Zhaklin Lekatari: Ti the që ajo të shtyu, por ti e shtyve atë.Unë nuk arrita të kuptoja se nëse banorët vërtet nuk e panë që unë nuk e shtyva Oltën. Por më thoshin Olta thotë që e ka çarë dorën prej teje.

Olta: Unë s’kam thënë që e çava dorën prej saj, kam thënë që ajo më dha energji negative dhe ndoshta mu thye gota.

Arbri: Ju nuk keni qenë etike, keni përdor fjalë fyese, është shumë herët për këto probleme në komunikim.

Zhaklinë Lekatari: Banorët e tjerë ishin neutral, ka pasur raste që për mua më e tmerrshmja ishte kur Olta i tha mos mu afro as një metër se s’dua të ta ndjej erën, kjo gjuhë dhune nuk duhet të ekzistojë. Olta ai nuk ishte sulm fizik. Kërcënim ishte ndoshta gishti i Amosit, por edhe aty jeni shokë. Deklarata jote ishte kërcënim. Se kuptoj këtë sjellje tuajën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com