Sorry, no posts matched your criteria.

Kledi Kadiu bëhet baba për herë të dytë

Kledi Kadiu është bërë baba për herë të dytë. Balerini i njohur shqiptar dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Gabriel.Lajmin e ka bërë me dije vetë Kledi, në një postim në “Instagram”.

Balerini ka publikuar një foto ku shihet dora e vogëlushit të porsalindur, ku ka shkruar: “Gabriel 29 Gusht 2021, 13:48”.Balerini shpreh mirënjohjen për mesazhet e ngrohta që kanë marrë ndërsa bën me dije se partnerja dhe vogëlushi ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Kujtojmë që Kledi dhe Charlote janë tashmë prindër dhe të një vajze 5 vjeçare me emrin Lea.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com