Sorry, no posts matched your criteria.

Kjo deklaratë e Mikelës zbuloi ndarjen e çiftit më afatgjatë të “Përputhen”

Mikela dhe Erioni janë një ndër çiftet më të dashur për publikun të cilët e vazhduan njohjen e tyre edhe jashtë programit “Përputhen” aty ku nisi dhe njohja e tyre.

Edhe pse me shumë ulje-ngritje ata u deklaruan për njëri-tjetrin dhe u shprehën më pas në çdo intervistë se ishin shumë të dashuruar.

Para disa javësh u aludua se lidhja mes tyre kishte përfunduar por ata përgënjeshtruan lajmin duke bërë të ditur se janë bashkë. Por deklarata e fundit e Mikelës tregon se mes saj dhe Erionit ka përfunduar gjithçka

E pyetur nga ndjekësit në Insta Story se pse nuk është më me Erionin kohët e fundit përgjigja e saj ishte:
“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”

Mesa duket romanca e Mikelës dhe Erionin ka përfunduar edhe pse arsyet nuk dihen ende.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com