Sorry, no posts matched your criteria.

Të gjithë sytë nga Barbie dhe Ken

“Barbie”, një nga filmat ikonik më të shumëpritur të vitit 2023, po xhirohet aktualisht në Los Anxhelos.

Së fundmi janë publikuar disa pamje nga sheshxhirimet me dy protagonistët që do të luajnë rolin e Barbie dhe Ken.

Margot Robbie, e cila do luajë rolin e Barbie dhe Ryan Gosling, i cili do luajë rolin e Ken i kanë kthyer të gjithë sytë e njerëzve përreth nga vetja me veshjet e tyre plot ngjyra.

Të dy u panë të veshur me veshje patinazhit në ngjyrë rozë neoni dhe të verdhë. Pamjet duket se janë frymëzuar nga Hot Skatin’ Barbie e vitit 1994.

Robbie në një intervistë për “Vogue” tregoi se filmi nuk do të jetë ai që njerëzit mendojnë se do të jetë. Barbie do të publikohet në 21 korrik 2023.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com