Kim Kardashian e lodhur nga situata me Kanye West, ja çfarë thonë burimet pranë ish-çiftit
Kim Kardashian ka qenë pjesë e problemeve të shëndetit mendor të Kanye West ndër vite, dhe ndërsa ajo më parë ka ndërhyrë për të ndihmuar, duket kësaj here është ndryshe.
Burime për TMZ thonë se Kim është larguar totalisht nga situata me Kanye… dhe nuk ka folur drejtpërdrejt me të prej javësh. Thuhet se në kohët e kaluara, edhe kur Kim dhe familja e saj ishin objektivat e sulmeve të tij në rrjetet sociale- ajo do të ishte aty për ta ndihmuar derisa ai të ishte përsëri i shëndetshëm mendërisht.
Burimet për Kanye, thonë se do të dëshironin që Kim të ishte ende, por thjesht nuk po ndodh. Burimet për TMZ thonë se ekziston shqetësimi që Kanye mund të humbasë shumë para ndërsa gjithçka duket se po bie rreth tij, por nuk ka asnjë rrjet sigurie.
Burime të lidhura me çiftin e ndarë na thonë se Kanye ka bërë përpjekje për të kontaktuar, si me mesazhe ashtu edhe me telefonata por Kim nuk do të përgjigjet … përkundrazi ajo e ka përqëndruar vëmendjen te fëmijët e saj.
Kujtojmë se Kanye u shfaq në ndeshjen e basketbollit të North javën e kaluar i veshur me një bluzë ‘Ëhite Lives Matter’. Dëshmitarët okularë na thonë se jo vetëm që Kim nuk foli me Kanye, por ajo refuzoi të shikonte në drejtim të tij dhe e la makinën e saj të lëvizte në parking për të shmangur çdo komunikim.