Sorry, no posts matched your criteria.

Kim Kardashian dhe Kanye West firmosin letrat e divorcit

Çifti më i përfolur për momentin kanë vendosur ti japin fund martesës së tyre dhe në anën ligjore.
Kim Kardashian firmosi letrat e divorcit më 19 shkurt, duke u ndarë përfundimisht nga Kanye West, pas gjashtë vitesh martesë.
Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga ‘The Sun’, Kim shkruan se janë “diferenca të papajtueshme” si arsyen pse po i jepte fund martesës me reperin.

Ata kanë rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm, shkruan “E! News”.

Sipas një burimi pranë dyshes, ndarja ka qenë shumë miqësore.

Kim kishte një vit që përpiqej të shpëtonte martesën me reperin, prandaj ata kishin shkuar edhe në terapi, për të marrë këshilla se si të vepronin.

Sipas personit të brendshëm, një parapërgatitje është rregulluar tashmë për të trajtuar pasurinë masive të çiftit prej 2 miliardë dollarësh dhe asnjëra palë nuk po konteston marrëveshjen.

Çifti është në fazat e arritjes së një marrëveshje për zgjidhjen e pronës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com