Sorry, no posts matched your criteria.

Kafe apo çaj/Cili është më i mirë për trupin e njeriut?

Sapo zgjohemi në mëngjes na krijohen dilemat e para, ndërkohë që përpara na pret një ditë me shumë sfida.
Për shumë njerëz, kafeja është një pije ekzaltuese. Ajo arrin të ndezë trupin dhe të largojë lodhjen, dhimbjen e kokës dhe plogështinë. Pavarësisht kësaj, kafeja mund të krijojë varësi dhe të shoqërohet me nervozizëm dhe të dridhura.
Një gjë e tillë, i shtyn njerëzit të zgjedhin çajin, një alternativë më e butë për organizmin.

Çaji dhe kafeja janë dy pijet më të përdorura në Shqipëri. Kafeja është e pranishme në pothuajse çdo shtëpi, duke u bërë pjesë e përditshme e jetesës. Edhe në Indi përdorimi i kafesë është bërë stil jetese, sidomos me shtimin e pikave të kafesë si Barista, Starbucks dhe Café Coffee Day. Për të rinjtë, ajo përfaqëson një arsye për të kaluar kohën me shoqëri.

Çaji
Çaji është një nga pijet më qetësuese. Nuk ka probleme që të mos zgjidhen nga një filxhan çaji. Çaji është më i mirë se kafeja për disa arsye:

1. Është shumë i mirë për hidratimin e trupit dhe plotësimin e lëngjeve të harxhuara

Edhe kafeja bën të njëjtën gjë, por çaji ka përparësi duke qenë se është thjesht ujë me shijen e mrekullueshme të çajit, çka do të thotë se gjatë verës është më e dobishme të pish çaj të ftohtë ose të nxehtë për të zëvendësuar mungesën e lëngjeve si pasojë e djersitjes. Gjithashtu të bën mirë edhe për hidratimin e lëkurës.

2. Ndihmon në zvogëlimin e mundësisë për t’u zhvilluar tipa të ndryshme kanceri
Shkencëtarët kanë provuar se përdorimi i çajit çon në përmirësimin e shëndetit. Dhe duke u kthyer mbrapa në histori, një perandor ka shkruar për të.

3. Përmban më shumë antioksidantë
Antioksidantët na ndihmojnë për t’u ndjerë të freskët e të rinj.

4. Ndihmon në reduktimin e stresit
Një avantazh të cilin mund ta shfrytëzojmë të gjithë herë pas here, edhe pse mbetet ende i panjohur shkaku pse ndodh, por çaji është padyshim një mundësi për të reduktuar stresin.

5. Ndihmon në mbrojtjen e kockave
Një studim australian nxori në pah se personat që përdorin çajin rregullisht kanë një densitet më të lartë të kockave, në krahasim me ata që nuk e përdorin. Gjithashtu, konsumimi i çajit ndihmon formimin e rregullt të kockave. Me këtë nuk po ju sugjeroj të konsumoni shumë çaj, një filxhan çaj në ditë është i mjaftueshëm për të mbajtur kockat tuaja të forta e të shëndetshme.

Ndërsa në anën tjetër…

Ka shumë lloje kafeje, por kafeja me kualitet më të mirë është ajo arabike, e cila zotëron 59% të kapitalit në prodhimin botëror të kafesë. Një fakt interesant për kafenë arabike është se ajo është e vetmja që përmban 44 kromozome kafeje.

“Kafeja jeshile” është kafeja më e mirë në botë. Kafeja mund të jetë e mirë vetëm nëse burimi i saj është më cilësori. Prandaj të duhet të gjesh një kompani pjekjeje kafeje që importon një kafe jeshile të shkëlqyer për të kënaqur klientelën.

Kafeja përmban një sasi të lartë kafeine, shumë prej nesh na pëlqen të konsumojmë kafe, por duam të limitojmë marrjen e kafeinës. Për këta persona kafeja pa kafeinë është një zgjidhje e shkëlqyer. Kafeja e dekafeinuar është si kafeja normale, vetëm se i është hequr kafeina. Është një kafe, ku kokrrave të kafesë u është hequr të paktën 97% e kafeinës.

Ke dëgjuar ndonjëherë të kritikojnë zgjedhjet e tua për pijet që përmbajnë kafeinë si kafe ose çaji? Edhe pse tejkalimi në çdo gjë ka pasoja negative.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com