Sorry, no posts matched your criteria.

Aurela Gaçe rrëfen disa momente të vështira të jetës së saj

Aurela Gaçe, një këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun, në një bashkëbisedim virtual me fansat e saj ka rrëfyer se ka pasur momente të jetës së saj që ka vuajtur nga ankthi.

“Kur je ti fëmija i madh i familjes, kur s’ke asnjë të ardhur, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme kam patur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare, të cilave duhej t’u jepja zgjidhje vetë.”

Gjithashtu ajo shton:

“Në koncertin e dytë recital, në Pallatin e Kongreseve isha në borxh 15 milionë lekë. Një pjesë i pagova me sponsora dhe bileta, pastaj, merrja avionin çdo të premte në darkë, shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lektë, laja borxhet e kështu me radhë, derisa dola ballë-ndritur. Imagjino, ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com