Sorry, no posts matched your criteria.

Kida bashkon forcat për një projekt me dy artistët tuaj të preferuar

Prej gati 1 viti fansat po presin një bashkëpunim mes Kidës dhe Ledrit. Fillimisht të gjithë menduam se ky projekt mes dyshes do të publikohej vitin e shkuar, pasi ata postuan në rrjete sociale një foto të përbashkët. Por më vonë u mësua se ky lajm nuk ishte i vërtetë, teksa pak javë më parë u raportua se bashkëpunimi do të vinte këtë verë.

Mirëpo së fundmi është mësuar se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm mes Kidës dhe Ledrit. “Prive” ka mësuar se dyshes i është bashkuar dhe një tjetër artist shumë i preferuar nga publiku për një tjetër këngë. Bëhet fjalë për Butrint Imerin, i cili ka bashkuar forcat me Ledrin dhe Kidën për një këngë.  Në fakt thuhet se kjo këngë i takon Butrintit dhe se Kida e Ledri janë të ftuarit e tij. Detajet e tjera nuk dihen ende, por e sigurt është që me këta tre emra ky projekt do të jetë një hit i vërtetë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com