Sorry, no posts matched your criteria.

Kevin Guthrie dënohet me 3 vjet burg, akuzohet për abuzim seksual

Aktori Kevin Guthrie, është dënuar me tre vite burg për abuzim seksual ndaj një gruaje në Glasgow të Skocisë. Ai është i njohur në mbarë botën për rolin e tij si Abernathy në filmin e famshëm “Fantastic Beasts”.

Sipas “The Sun”, incidenti ka ndodhur në vitin 2017 në banesën e aktorit Scott Reid. E abuzuara dëshmoi se Guthrie e preku dhe e dhunoi seksualisht pasi e ndihmoi të shkonte në shtrat. Ai pretendoi se po e ndihmonte vetëm që të shtrihej, por pastaj ndodhi e papritura.

Gjykata nuk e ndryshoi vendimin, edhe pse 33-vjeçari tha se ky vendim mund të ishte fatal për karrierën e tij, gjykata nuk e ndryshoi vendimin.

“Ju ishit në gjendje ta ndihmonit kur ajo nuk ndihej mirë. Ky është një krim i urryer, ju duhet ta kishit vëzhguar atë derisa ajo të mund të kujdesej për veten e saj”, është shprehur gjykatësi.

Emri i aktorit do të gjendet gjithashtu në regjistrin e shkelësve seksualë për një kohë të pacaktuar.

Kevin Guthrie (lindur më 21 Mars 1988) është një aktor Skocez. Ndër rolet e tij më të njohura janë Ally in Sunshine on Leith (2013) dhe Ewan Tavendale në filmin e Terence Davies në 2015 Song Sunset . Ai gjithashtu interpretoi rolin kryesor në Peter Pan në King’s Theatre, Glasgow , në 2011-tën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com