Sorry, no posts matched your criteria.

Kërkoi ndihmë për mikun e saj dhe Kylie-t iu kundërvunë të gjithë

Kylie Jenner, biznesmenia e famshme, kërkoi ndihmë në Instagram për mikun e saj, i cili pesoi një incident dhe iu desh një ndërhyrje javën e kaluar.

Samuel Ruda është dhë njëkohësisht grimeri i saj.

Kylie ndau një link të “GoFundMe” ku njerëzit mund të kontribuonin për grimierin dhe ndjekësve kaq iu desh! Ata iu kundërvunë 23-vjeçares, duke u shprehur se Kylie me aq shumë para në bankë, i kërkonte të tjerëve të ndihmonin mikun e saj, kur mund ta bënte vetë.

“Pse Kylie Jenner kërkon donacione për të financuar operacionin e artistit të saj të makeup-it kur është një miliardere,”- shkroi dikush në Twitter.

“Nëse do të isha aq e pasur sa Kylie Jenner, nuk do t’u kërkoja njerëzve në internet të dhuronin për operacionin e trurit të mikut tim, por mesa duket jemi rritur ndryshe,”

“Si ndodhi që Kylie nuk e paguan artistin e saj të makeup-it aq sa të përballojë një operacion 60,000 dollarë? Kjo është pyetja. Biznesi i saj është makeupi. Ai është grimieri i saj. Ai nuk i sjell miliona,”- ishin disa prej komenteve në Twitter.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com