Kërcënoi Efin me informacione nga jashtë, Arbana ‘ia tregon vendin’ Oltës
Këtë javë Olta Gixhari e ka zhvilluar lojën e saj me “kërcënime”. Siç nuk i ka hije një gruaje, aktorja gjatë gjithë kohës e ka kërcënuar Efin se informacionet që ajo ka për të nga jashtë mund ta nxjerrin nga “BBV”. Ky debat midis vajzave është rikthyer sërish në prime-in e sotëm.
“Që nga darka e fundit që kisha me Oltën nuk ndryshova mendim. Mendoj që është e ligë këtu brenda. Ndoshta shprehem gabim, por kështu jam. Nuk kisha ndërmend të filloja në të njëjtën mënyrë, por filloi të më thonte ku doje ta fusje dorën. Donte të rikthente debatin. Pjesën e agresivitetit tim do ta kthejë në cështje dhune. I tha Kiarës a e pe si u drejtua? Filloi të mbledhë njerëz që sot ta mbrojë kush, se askush nuk është me mendjen e saj. Sot përplasi sirtarët se nuk i pëlqeu buzëqeshja ime. Kishte një orë që qëndronte te sirtari. I thashë a ka mundësi të hapesh dhe e preka. Dhe filloi hë më shtyjë sikur më tha hë gjuaj. Unë nuk nënkuptoj asgjë personale për njeri,”-tha Efi gjatë fjalës së saj.
Ndërsa Olta si gjithmonë kur i jepet fjala zgjodhi të flasë shkurt: “Unë realisht besova se kisha vendosur një komunikim me Efin. Pashë që bëri një lojë, dhe vendosa një mur. Unë për këtë njeri nuk kam asnjë koment. Të gjithë kemi informacione, por nuk i kam përdorur.”
Ndonëse vajzat nuk u ndalën gjatë në këtë çështje, Arbana dhe Zhaklina po. Sidomos moderatorja e revoltuar u shpreh se ishte shumë e shëmtuar ajo që Olta i ka thënë Efit, pasi të gjithë kanë pasur një jetë.
Ndërsa Zhaku iu drejtua Oltës duke i thënë se është e lehtë të flasësh për moral dhe më e lehtë ta shtrembërosh atë.