Sorry, no posts matched your criteria.

Këngëtarja Cher për të dashurin 40 vite më të ri: Thjesht e dua, është i talentuar dhe gazmor!

Për këngëtaren e famshme Cher dhe të dashurin e saj Alexander Edwards, mosha është thjesht një numër!

Ikona 79-vjeçare ka folur rreth marrëdhënies së saj dashurore me partnerin 40 vite më të ri, në CBS Mornings me Gayle King.

“Nuk po e jetojnë të tjerët jetën tonë. Askush nuk e di se si ja kalojmë ne me njëri-tjetrin, por ne kënaqemi shumë!” – u shpreh këngëtarja e hitit botëror “Believe”.

“Mosha s’ka qenë kurrë problem për ne, falë Zotit. Edward më thotë se unë mund të jem duke u plakur, por shpirti më rinohet.” – shton më tej Cher.

Ajo shprehet se gjithnjë i ka kërkuar Zotit një burrë dhe një fëmijë të vogël, dhe kjo dëshirë u realizuar me Edward, producentin muzikor i cili ka një djalë 6-vjeçar me ishin e tij Amber Rose.

Cher dhe Edwards u takuan për herë të parë në vitin 2022 në Paris Fashion Week, dhe sipas këngëtares ishte pikërisht 36-vjeçari në atë kohë ai që hodhi hapin e parë.

“Në letër duke si qesharake. Ama në realitet ne ja kalojmë shumë mirë. Ai është i mrekullueshëm dhe unë nuk i jap burrave merita që nuk i takojnë. Por Ed është shumë i sjellshëm, i zgjuar, i talentuar dhe gazmor.” – shprehet Cher me fjalë dashurie për partnerin e saj.

“Nëse nuk do të kisha takuar burra më të rinj se vetja, ndoshta nuk do të isha lidhur me askënd, pasi burrave më të mëdhenj në moshë nuk u kam pëlqyer ndonjëherë.” – shton Cher.

Pas një ndarjeje të shkurtër në vitin 2023, dyshja normalizoi romancën dhe që atëherë kanë bërë disa herë dalje publike së bashku. Madje vitin e shkuar, Edwards bashkë me djalin e tij Slash festuan së bashku një arritje të madhe të Cher e cila u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com