Sorry, no posts matched your criteria.

Kendall i jep fund aludimeve në lidhje me shtatzëninë

Kendall Jenner, një modele tepër e suksesshme, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një ‘emoji’ që bëri lëmsh gjithë rrjetin.

Kris Jenner, postoi në Twitter: Ti mund ta bësh këtë- shoqëruar me emojin e një biberoni.

Mjaftoi një ‘emoji’ dhe të gjithë filluan aludimet që Kendall është shtatzënë.

“Ma, kjo duket si deklaratë shtatzënie”-shkroi Kendall në një postim në Twitter.

Kris ishte duke parë episodin e ri të “Keeping up With The Kardashians” ku Kendall po kujdesej për fëmijët e Khloe dhe Kim Kardashianit. Kjo ishte edhe arsyeja e statusit të Kris, e cila edhe njëherë arriti të merrte vëmendje duke i bërë të gjithë lëmsh me vetëm një emoji.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com