Kaq shpejt e harroi Anën?! Arsimi poston krah një femre tjetër
Ana dhe Arsimi kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së tyre. Mund të themi që mbaroi pa nisur akoma.
Ato patën një romancë të shkurtër me njër-tjetrin dhe e para që e konfirmoi këtë ishte Ana.
Mirëpo diçka nuk ka ndodhur siç duhet dhe ato u ndanë.
Në rrjetin e tyre të Instagramit nuk munguan “thumbet” ndaj njëri-tjetrin, por Arsimi përmes një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar të vërtetën e tij.
“Ka qenë një pëlqim, tani nuk jemi më bashkë. Kemi qenë një pjesë të shkurtër bashkë. Mbaroi shumë shpejt. Ajo si tip tha se jam shumë i ftohtë dhe nuk i jap vëmendje edhe u largua. I kam dhuruar një unazë, dhuratë për qejf. Dhe unë e kam një dhuratë prej saj. Nuk beson më. Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Unë jam këtu me punë, kam djalin, kam halle. Dhe ajo duhet ta ndryshojë emrin, nuk duhet ta ketë Diana, por Vëmendje. Ajo vetëm vëmendjen donte, të rrinte me celular 24/7”, tha Arsimi.
Mirëpo pas ndarjes Arsimi ka gjetur ngushëllim tek një vajzë tjetër?!
Në InstaStory, ai ka ndarë një video ku shfaqet shumë i afërt me bukuroshen e “Love Story”, të cilën madje e ka etiketuar.
Ndjekësit kanë nisur të vrasin mendjen ç’po ndodh vërtetë mes tyre, mirëpo s’kemi ende asnjë sqarim nga Arsimi.