Sorry, no posts matched your criteria.

“Ka pasur një ftohje sepse…”, Olsi Bylyku flet për krisjen e marrëdhënieve me Bes Kallakun

Prej kohësh është komentuar gjatë në media marrëdhënia mes Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut, duke u aluduar se ata nuk janë më miq.

Zërat u forcuan akoma më shumë pas ditëlindjes së Olsit pak javë më parë pasi Besi dhe Xhensila nuk ishin prezent në festën e ditëlindjes e madje nuk pati urim as në rrjete sociale.

Olsi dhe Besi njihen për miqësinë e tyre që u krijua që në ‘Portokalli’ e cila u forcua gjatë viteve.

I ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra” , Olsi thotë se mes tyre nuk ka patur asnjë debat ndonëse pranon se gjërat janë ftohur. 

“Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të ftohemi.”-tha aktori.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com