Justin Bieber baba për herë të parë?!
Martesa e Justin Bieber është padyshim një ndër lajmet që më së shpeshti qarkullon në rrjetet sociale. Marrëdhënia me gruan e tij ka qenë në fokus të publikut, ndaj edhe këtë herë rrjeti është çmendur pas postimit të fundit të këngëtarit. Një postim që Justin Bieber ka bërë së fundmi ka shtuar dyshimet se po bëhet baba për herë të parë.
Këngëtari i njohur postoi një foto me bashkëshorten e tij, Hailey me një mbishkrim që i bëri fansat të spekulojnë se çifti po pret një fëmijë. “Nëna dhe babai”, shkroi Bieber në Instagram. Sidoqoftë, partnerja e tij ishte e shpejtë për t’ju paraprirë spekulimeve duke shkruar: “Mendoj se duhet ta ndryshosh këtë titull në *Mami dhe Babi i Qenit * para se dikush ta keqkuptojë.”