Jonida Shehu rrëfen si e përjetoi humbjen e nënës: I shkruaja dhe e dija që s’do më përgjigjej
Moderatorja Jonida Shehu, pësoi një humbje të madhe rreth një vit më parë.
Jonida e bëri publik lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të nënës së saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe gra” ku e kanë pyetur nëse ka patur periudha që i rikujtojnë mamanë e saj.
Jonida tha se me të ëmën ka pasur një ndër lidhjet më të forta dhe kanë pasur kontakte të dyja deri në ditën e fundit. Ajo tregoi se sa të vështirë e pati muajin e parë dhe se si i shkruante mesazhe dhe pse e dinte që e ëma nuk do i kthente ato.Moderatorja shtoi se tashmë e ka kaluar atë cikël të jetës dhe tanimë qëndron vetëm tek mendimet.
“Unë kam qenë shumë e lidhur me mamin sepse im atë e ka humbur jetën më herët. Unë kam qenë 23-24 vjeç, kështu që gjithë kohën e moshës që duhet të rritesha kam jetuar me mamanë time derisa jam shkëputur që kam nisur bashkëjetesën. Deri në ditën e fundit pavarësisht se ajo kishte zgjedhur të jetonte vetëm dhe jo me ne, pothuajse kemi qenë në mënyrë konstate bashkë me njëra- tjetrën. Ajo shkonte- vinte, nëse kisha një orë të lirë ajo vinte tek unë, para se të flinim bëheshin telefonatat përkatëse. Nuk e lidh mungesën me periudha për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja ka qenë shumë e madhe sidomos muajin e parë. Kur kthehesha nga puna, ishte rituali që hyja në makinë dhe bëja telefonatën e parë dhe ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Më pas fillova t’i shkruaja në whatsapp duke e ditur që nuk do të më kthejë përgjigje po e kalova atë cikël dhe jam vetëm tek mendimet tani”,- rrëfeu moderatorja.