Johnny Depp në një lidhje me avokaten e tij dhe nuk është Camille Vasquez!
Johnny Depp është në lidhje me Joelle Rich, një avokate që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër ‘The Sun’, raporton Page Six.
Avokatja me bazë në Londër është e martuar, por e ndarë në këtë kohë, dhe divorci i saj mund të mos jetë finalizuar ende.
Në fillim të kësaj vere, Depp, 59 vjeç, ndezi thashethemet për romancë me një avokate tjetër, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin e tij fitues për shpifje në SHBA kundër ish-gruas së tij Amber Heard.
Sidoqoftë, Vasquez shpejt i hodhi poshtë thashethemet, duke i quajtur akuzat “seksiste” dhe “joetike”.
“Unë kujdesem shumë për klientët e mi dhe padyshim që jemi afruar”, tha ajo për ‘People’ në qershor. “Por kur them ‘ne’, kam parasysh të gjithë ekipin, dhe sigurisht kjo përfshin Johnny-n.”
Vasquez vuri në dukje se ylli i “Pirates of the Caribbean” kishte qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë.
“Është gjithashtu një akuzë joetike që po bëhet. Është seksiste”, shtoi ajo. “Është për të ardhur keq, dhe është zhgënjyese, por në të njëjtën kohë, vjen me territorin. Nuk mund të them se isha aq e befasuar.”
Rich nuk ishte një nga avokatët që punonte në çështjen amerikane, por thuhet se ajo ishte e pranishme në sallën e gjyqit.
Sipas ‘Us Weekly’, avokatja britanike – e cila është nënë e dy fëmijëve – ishte në Virxhinia për të treguar “mbështetjen” e saj për aktorin enominuar për ‘Oscar’.
“Nuk kishte asnjë detyrim profesional për të qenë atje,” tha një burim për revistën, duke shtuar se Depp dhe Rich do të takoheshin “në mënyrë diskrete” në hotele gjatë fazave të hershme të romancës së tyre.
Është e paqartë se kur filloi lidhja.
Gjatë gjyqit për shpifje, disa prej ish-at e yllit të “Edward Scissorhands” – përveç Heard – u shfaqën në sallën e gjyqit.
Kate Moss u shfaq si një dëshmitare pro Depp më 25 maj.
Supermodelja, e cila ishte në një lidhje me aktorin e “Cry Baby” nga viti 1994 deri në vitin 1998, mohoi që Depp ta kishte shtyrë atë nga shkallët kur ata ishin në lidhje me një dëshmi virtuale.