Sorry, no posts matched your criteria.

Johnny Depp gjen një mënyrë për t’i treguar gjithë botës se është i pafajshëm

Johnny Depp është shfaqur në Mançester, ku të shumtë kanë qenë fansat që e kanë përshëndetur personazhin më të komentuar të momentit.

Depp performoi sërish me Jeff Beck në Manchester 02 Apollo. Fansat shpërthyen në brohorima për fitoren e Depp në gjyqin e famshëm kundër Amber Heard.Ajo që ra në sy në daljen e fundit të aktorit është fakti që ai kishte vendosur një byzylyk që i thoshte të gjitha: “I PAFAJSHËM”- cilësohej në të, shkruan TMZ.

Johnny Depp ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar prej 1 jave.

Kujtojmë se Depp nuk ishte i pranishëm në momentin kur u dha vendimi final por sigurisht që  e festoi fitoren e tij kundër Heard.

Johnny ka thënë se ky vendim i ka kthyer sërish jetën.

Heard, në deklaratën e saj, tha se është e trishtuar që humbi çështjen, por “më e trishtuar akoma që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – të flisja lirshëm dhe hapur”. Ajo tha se vendimi i pengon gratë dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com