Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Aniston vazhdon të bëjë shaka me divorcin e saj nga Brad Pitt

Jennifer Aniston ishte e ftuar në episodin e fundit të “Ellen DeGeneres Show”. Ellen kishte zgjedhur Aniston si të ftuarën e fundit meqënëse ajo ka qenë edhe e ftuara e parë në këtë emision në vitin 2003.

Gjatë intervistës mes mikeshave, Jennifer Aniston nuk ngurroi të bënte shaka me divorcin e saj dhe Brad Pitt në 2005 gjatë episodit të fundit të “The Ellen DeGeneres Show”. Kur prezantuesja e pyeti aktoren, se si e kaloi fakrin që seriali “Friends” përfundoi në 2004 pas 10 sezonesh, Aniston bëri shaka duke ngritur supet se ajo “u divorcua dhe shkoi në terapi”.

“U divorcova dhe shkova në terapi. Oh, dhe më pas bëra një film të quajtur The Break-Up. Isha gati duke prekur fundin. Thjesht thashë: “E dini çfarë djema, le ta bëjmë këtë një kapitull krejtësisht të ri.”

“Le t’i japim fund gjithçkaje,” u përgjigj Ellen.

“Le të përfundojmë gjithçka dhe pastaj të fillojmë me gjëra të reja,” tha aktorja.

“Dhe funksionoi!”,- tha Ellen.

Aniston ishte e martuar me Pitt, 58 vjeç, për gati pesë vjet përpara se të njofotonin ndarjen.

Brad pastaj u martua me Angelina Jolie në 2014 pasi ishin në një film së bashku dhe u ndanë në 2016.Aniston u martua me Justin Theroux në vitin 2015 dhe njoftuan ndarjen e tyre në 2018.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com