Sorry, no posts matched your criteria.

Janë në një lidhje? Rita Ora shfaqet përkrah regjisorit të njohur në eventin e rëndësishëm

Rita Ora, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, është përfolur kohët e fundit se është në një lidhje me regjisorin, Taika Waititi.

Gjithçka nisi kur Rita Ora publikoi një foto me regjisorin, gjë që solli aludime të shumta.

Ndërkohë sipas informacioneve nga mediat e huaja ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”. Megjithatë dyshja nuk kanë bërë asnjë lloj reagimi në lidhje me këto lajme dhe pyetja që po i mundon fansat është: A janë apo jo bashkë Rita dhe Taika?

Kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjet askush me siguri të plotë, por shenjat na çojnë drejt përfundimit se mes tyre ka lindur diçka. Ditën e premte dyshja i kanë hedhur benzinë zjarrit, pasi janë shfaqur bashkë në premierën botërore të “Drag Race Down Under” në Sydney.

Sipas disa burimeve, Taika do të ketë rolin e jurisë në kompeticion dhe në tapetin e kuq ai u shfaq përkrah Rita Orës. Të dy dukeshin të mrekullueshëm, teksa Rita ra në sy të të gjithëve e veshur me një veshje komplet të  bardhë dhe një xhaketë me printe leopardi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com