Sorry, no posts matched your criteria.

James Charles rrëfen se ka shkëmbyer mesazhe ngacmuese me djem të mitur

James Charles, grimeri i njohur, ka treguar  se ka shkëmbyer mesazhe ngacmuese me 2 djem 16 vjeccarë.

“I kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe si janë të gabueshme”, ka thënë blogeri 21-vjeçar në një video të publikuar në kanalin e tij në Youtube.

Akuzat kundër Charlesit filluan në rrjetet sociale në fillim të këtij viti. Në shkurt, ai ishte akuzuar nga një adoleshent të cilën Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi pasi besonte se ishte 18-vjeç, raporton BBC.

Më pas, grimieri ka deklaruar se do të bëjë pauzë nga rrjetet sociale dhe u ka kërkuar falje publike djemve.

Kujtojmë se Kylie Jenner po ashtu ka xhiruar para disa muajsh një tutorial për grimin e Halloëeen me James Charles në kanalin e tij në YouTube, ku pranoi se ndihej “e trishtuar” për shkak se nuk ishte në gjendje të tregonte personalitetin e saj të vërtetë.

“Mendoja se kam treguar personalitetin tim të vërtetë shumë kohë më parë në Vine dhe Instagram. Por ndërsa rritesha, e kuptova … kur njerëzit zakonisht thoshin gjëra për personalitetin tim dhe atë që dua më shumë, kjo më lëndonte më shumë sesa të mos tregoja shumë anë të vërteta të vetes. Kështu që fillova të tregoj më pak nga vetja, gjë që është e trishtë. Më trishton. James u tregoi fansave të tij se sa e zgjuar dhe funny është Kylie, teksa kjo e fundit tha: “Ky është një kompliment më i madh për mua. Por është diçka që është kaq e shenjtë”, tha Kylie.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com