Sorry, no posts matched your criteria.

Ja në cilin emision do të marrë pjesë Antonela

Antonela Berisha është një nga emrat më me zë të “Për’puthen” për shkak të tipit të saj të drejtpërdrejtë dhe humorit që e karakterizon.

Ajo ka bërë të ditur që do të jetë pjesë e programit “Portokalli”.

Ajo ka publikuar në InstaStory një video ku shihet me Salsano Rrapin dhe ku tregon se do të ketë një rol në rubrikën “Për’thithen”.

Antonela: Ky është njishi, aktori më i mirë.

Salsano: Jo, jo unë jam aktori më i dobët. Ti je “Për’thithsja… Për’puthsja” më e mirë (qeshin).

Bukuroshja nuk ka dhënë më shumë detaje përsa i përket rolit të saj në këtë program.

Antonela para disa ditësh na ka treguar një ndër pasione e saj: muzikën.

Të gjithëve na bëri habi kur morëm vesh se  Antonela kishte publikuar këngën e saj të parë dhe të vetme në Youtube 9 vite më parë!

Projekti i saj titullohet “Koha kalon”, teksa “videoklipi” është një kolazh i fotove të vjetra të Antonelës, shumë ndryshe nga sot.

Konkurrentja s’ka folur kurrë për këtë projekt, por s’ka mundur t’i shpëtojë kërkimeve të fansave!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com