Sorry, no posts matched your criteria.

Ja dhurata e veçantë që Shpati i ka bërë Selvijes

Shpat Kasapi, këngëtari i njohur, i ka bërë të ditur të gjithë fansat e tij se kënga “Mbretëresha Ime”, ia ka dedikuar pikërisht partneres së jetës, Selvijes.

Sot, ai e ka publikuar këtë projekt të punuar me kaq dashuri në Youtube, duke na e lënë të gjithëve ta shijojmë.

“Është dedikim për Selvijen dhe ky frymëzim më erdhi nga dashuria për të. Selvijes i pëlqeu. Në fillim fansat kanë pasur një pikëpyetje nëse vajza në klip do ishte Selvija dhe unë ua lashë surprizë. Si përfundim doli një vajzë tjetër dhe Selvija më tha unë do kem hapësira më të mira ndoshta”, tregoi Shpati, teksa shtoi se kënga ka 3 muaj që po punohet.

Megjithëse s’është protagoniste në klip, Selvija është muza e Shpatit, e cila sot ka marrë dhuratën më të bukur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com