Sorry, no posts matched your criteria.

Ja cila është arsyeja e vërtetë e mungesës së Meghan Markle në funeralin e Princit Philip

Princi Harry mbërriti në Angli disa ditë më parë për të qenë i pranishëm në funeralin e Princ Philip-it.

Ai mbërriti në 11 prill në Britaninë e Madhe, për herë të parë që pas largimit me Meghan Markle. Ndërkohë kjo e fundit nuk e shoqëroi Harry-n dhe u tha se mjeku i ka ndaluar udhëtimet për shkak të shtatzënisë. Kështu, Meghan nuk do të jetë e pranishme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Phlip, por miqtë e saj thonë se ka dhe një tjetër arsye pas këtij vendimi.

Miqtë e ish-aktores kanë treguar se ajo nuk dëshiron që jetë qendra e vëmendjes dhe ndaj ka vendosur të mos jetë e pranishme në ceremoni. Megjithatë të njëjtët persona janë shprehur se Meghan ka pasur një lidhje shumë speciale me Princin Philip dhe se ajo e adhuronte si njeri.

“Meghan tha se meraku i saj më i madh për momentin është mbështetja për Harry-n. Ajo tha se ja la atij në dorë të vendoste nëse duhej të merrte pjesë apo jo në funeralin e gjyshit. Meghan tha se tashmë është koha që familja të bashkohet dhe të lërë mënjanë pakënaqësitë. Ajo është shprehur se këtë gjë do të dëshironte edhe Princi Philip dhe se është e gatshme të falë dhe të vazhdojë përpara”, ka thënë një burim pranë Meghan për “Daily Mail”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com