Sorry, no posts matched your criteria.

Ja çfarë po ndodh midis Xhensila Peres dhe gazetarit të njohur

Xhensila Pere ka qenë e ftuar në emisionin e gazetarit të njohur, Ronaldo Sharka. Gjatë një interviste Ronaldo e pyeti Xhensilën nëse punon si eskortë në Dubai dhe ajo nuk e priti fare mire. Për të mos ia lënë mangët ajo e pyeti nëse është gay.

Debati i tyre vijoi më tej në rrjete sociale, përmes postimeve thumbuese. Por siç duket gjërat mes tyre nuk u mbyllën as në Instagram dhe sot ata të dy u përballën në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Ishte Ronaldo ai që kishte ftuar Xhensilën për të diskutuar dhe ndonëse pritje që gjakrat të qetësoheshin kjo gjë nuk ndodhi.

Ronaldo u shpreh se Xhensila e keqkuptoi pyetjen e tij dhe se në fakt nuk duhej ta kishte ftuar fare në emision, sepse është një person që nuk ka dhënë asnjë kontribut për publikun shqiptar. Megjithatë Ronaldo e pranoi se pyetjen mund t’ja kishte bërë në një formë më të butë dhe se nuk e kishte si qëllim në asnjë moment të denigronte figurën e Xhensilës.

Ndërsa Xhensila këmbënguli në faktin që Ronaldo ja bëri 2 herë pyetjen, që do të thotë se kishte si qëllim të ulte figurën e tij. Ajo tha se nuk ka asgjë personale me Ronaldon, por duhej të bëhej dikush kurban që gazetarët të mos bëjnë më pyetje denigruese. Xhensila u shpreh se nuk i dogji asnjë fjalë e Ronaldos, por thjesht duhej të bëhej ai kurban që të mësonin të tjerët.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com