Sorry, no posts matched your criteria.

Ja çfarë nuk durojnë dot tek njëri-tjetri Stine dhe Alida

Stine dhe Alida, motër e vëlla, kanë qenë të ftuar tek emisioni “Soiree”. Si rrallëherë ato kanë folur më tepër fëmijërinë e tyre dhe  çfarë nuk durojnë dot te njëri-tjetri.

Ato u shprehën se për të ndjekur shkollën e muzikës kur ishin të vegjël, iu duhej të bënin në këmbë 2 kilometra dhe nuk kishte rëndësi nëse ishte diell, shi apo borë.

“Ne ishim shejtanët e familjes, nuk i linim dy gurë bashkë. Unë në fillova për piano dhe pas meje Nesti për violinë. Komplet ndryshe nga vëllai dhe motra e madhe. Kjo na bëri që gjithmonë të ishim bashkë, kemi kaluar shumë fëmijëri të bukur.  Tek shkolla e muzikës kur shkonim në mëngjes ishte 2 kilometra në këmbë atëherë dhe shkonim me shumë pasion mes borës. Nuk ka pasur asokohe që prindi të çon me makinë”, tregoi Alida Duka.

Megjithëse kanë një raport shumë të ngushtë bashkë, që është forcuar edhe për shkak të njëjtit pasion, ata kanë treguar se ka diçka që nuk e durojnë dot tek njëri-tjetri.

“Është insistuese, insiston shumë, nuk të le hapësira”, është shprehur Stine për Alidën.

Ndërsa Alida tek vëllai i saj Stine nuk pëlqen aspak që ai është aq i ngadaltë dhe do dëshironte që ai ti bënte gjërat pak më shpejt.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com