Ja çfarë këshille i dha Kris Jenner Kim-it pas divorcit
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit të tyre.
Kanye, më në fund vendosi t’i përgjigjet kërkesës për divorc duke treguar që çdo gjë mes tyre ka marrë fund.
Për këtë situatë të trishtë, Kris Jenner, ka treguar se ç’këshille i ka dhënë të bijës pas divorcit.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar gjatë eksperiencës sime, në të dyja eksperiencat e mia, është se fëmijët vijnë të parët. Nëse e mban mend këtë gjë dhe e di se ata do të ndihmojnë ta kalosh, dashuria do të ndihmojë ta kalosh, atëherë nuk ka rëndësi se sa shumë të dhemb. Unë i vendosja të gjithë në gjumë dhe pastaj mërzitesha apo shkoja në dhomë dhe qaja vetëm në gjumë. Nuk doja që fëmijët të më shikonin me keqardhje”, është shprehur Kris në një intervistë për WSJ Magazine.