Sorry, no posts matched your criteria.

Ja çfarë duhet të bëjmë më shpesh për të ulur rrezikun e sëmundjes së Alzhaimerit

Një studim i kryer së fundmi i publikuar në “Geriatric Psychiatry”, i cili ka përfshirë shumë persona të moshës 70 vjeç e sipër, ka dalë në konkluzionin se të dëgjosh muzikë vazhdimisht ul ndjeshëm rrezikun e demencës, sidomos të formës së saj më të përhapur, Alzhaimerit.

Të dëgjosh vazhdimisht muzikë ke rreth 39% më pak mundësi të prekesh nga këto sëmundje neurodegjenerative, sesa të dëgjosh rrallë apo shumë pak.

Edhe të luash në instrumente muzikore ndihmon në mbrojtjen e trurit nga demenca, por në mënyrë kurioze mbrojtja është pak më e ulët (35%) se kur e degjon muzikën në mënyrë konstante.

Gjithashu, diferencë është parë edhe në elementë si memoria e fortë apo përqëndrimi, ku dëgjuesit e muzikës kanë arritur rezultate më të larta se të tjerët.

Gjithësesi duhet theksuar që bëhet fjalë për një studim që nuk jep një përgjigje përfundimtare, pasi nga analiza nuk del rezultati shkak-pasojë mes dëgjimit të muzikës dhe uljes së rrezikut. Pra nuk përjashtohet dhe fakti që mund të jetë pikërisht demenca që shkakton uljen e dëshirë për të dëgjuar muzikë. Për këtë aryse janë të nevojshme eksperimente të tjera.

Ky studim është kryer nga një grup kërkuesish ndërkombëtarë të drejtuar nga shkencëtarët australianë të Universitetit Monash. Ata arritën në përfundimin se dëgjimi i muzikës ul riskun e sëmundjeve neurodegjenerative pasi analizuan të dhënat e rreth 11.000 personave 70-vjeçarë e sipër. Pavarësisht nëse ky studim del 100% i saktë ose jo, të dëgjosh muzikë të fal gjithmonë kënaqësi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com