Sorry, no posts matched your criteria.

Ja çfarë dhurate mori Don Xhoni për ditëlindje

Don Xhoni është një nga rreperët më të përfolur kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar me Varrosin dhe Noizyn.

Ofendime, sherre, disse ka pasur midis njëri-tjetrin.

Gjithsesi dje ka qenë një ditë perfekte për të.

Xhoni ka lindur më 8 prill të vitit 2000 dhe sot ka mbushur 21 vjeç. Në fakt, ai s’ka pritur asnjë dhuratë për këtë ditë speciale, por do t’i dhurojë fansave një super këngë që me siguri do të kthehet shpejt në hit.

Projekti i ri titullohet “Maffia” dhe u lançua dje në orën 19:00. Në këtë ditë speciale ai ka marrë një dhuratë mjaft speciale, të cilën ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit e tij në InstaStory.

”Zakonisht unë nuk i publikoj dhuratat, por kjo është ”brutal” haha”, ka shkruar reperi krahas surprizës që i kishin bërë, një mbishkrim që lëvizte në qiell nëpërmjet dronit.

“Urime Ditëlindjen Don Xhon. Drenica është krenare me ty. Mbreti është 21”, është shkruar në surprizën që i është bërë reperit, për të cilën ai mesa duket është gëzuar jashtë mase.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com